'Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin', Xhaferi i përgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

'Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin', Xhaferi i përgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

Talat Xhaferri

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

Sipas Xhaferrit, sipas tij kjo po bëhet në kuadër të një fushate të përgjithshme propaganduese që bëhet nga shumë anë.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje” – tha Talat Xhaferi, raporton Klan Maqedonia.

Prononcimi i Kryeministrit Xhaferi vjen pas reagimeve të shumta që erdhën nga opozita shqiptare, ku siç u tha, duke sulmuar Kurtin, Vuçiçi rreshtohet krah partive në pushtet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ernest: 12/02/2024 16:56

    Kjo eshte e qarte se Kurti qe fluturon me pras ne b*the me keto pune meret kete pune ben dhe ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?