Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka theksuar se së fundi e kanë paralajmëruar edhe finalen e madhe të dialogut e mbase kjo do të jetë edhe një çerekfinale e vogël pa një plan 4+1.
Para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që:
Të bëhet bilanci shtetëror i dialogut 2011-2017, të raportohet në Kuvend dhe të kemi debat parlamentar. Ka pasur shumë investim, pak kthim e pak transparencë. 33 marrëveshje i ka nënshkruar Kosova me Serbinë, dhe shumica e tyre nuk janë realizuar.
Të realizohet dialogu i brendshëm i hapur dhe demokratik në institucione dhe shoqërinë tonë. Debati në Kuvend para dialogut për dialogun me Serbinë,për parimet dhe agjendën për qëllimin dhe formatin. Dialogu që u zhvillua nga 2011-2017 ishe dialog sipas kushteve të Serbisë.
Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu. Të pajtohemi që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga priortizimi i punësimit dhe drejtësisë si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Ai ka thënë se gjatë dialogut 2011-2017 është rrëmbyer agjenda shtetërore e Kosovës nga diplomacia e bisedimeve permanente të normalizimit.
Kurti ka theksuar se në asnjë moment apo rrethanë pajtueshmëria jonë shoqërore e nacionale për temat e parimet, strategji dhe përfaqësimin në dialog, nuk mund ti përfshijë emrat e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.
Njeriu që i frikësohet aktakuzës nga Gjykata Speciale, njeriu i cili është protagonist i aferës Pronto, njeriu i cili vendosi lule dhe bëri nderime te pllaka përkujtimore e strukturave të Serbisë në Kosovë, njeriu i cili e mbështeti Zajednicen, njeriu i cili më 20 janar 2012 i detyroi deputetët e PDK-së ta rrëzojnë reciprocitetin me Serbinë, njeriu që mbanë përgjegjësinë kryesore për mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky njeriu nuk mund të udhëheq më apo të përfaqësoj në këtë proces”, u shpreh Kurti, duke theksuar se është i nevojshëm plani 4+1 para çfarëdo dialogu.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Nuk ka opoztare me destruktive, me antishteterore e me antikomebetar se opoztaret shqiptare andej e kednej Drini. Populli po i degjon ♪do dite, sulmet arrogancen e antishteterorene entikombetaren opozitare. Keta opozitare, kendej Drini mohojne presidentin te cilin vete e zgjodhen dhe e votuan,madje Presidenti aktual eshte me i votuari nga gjithe Presidentet e deritashem.kjo opzote mohon te drejten Kushtetuese te Presidentit Thaci,Mohon meritat dhe te kaluaren e Thacit,vetem pse keta opoztaret aktual,ishin larg ng niveli e Tha♪it ne cilesi te studnetit,ne cilesi te UCK, ne clesi te diplomacise nderkomebtare,Liqensimi i Tij ne Rambuje,tash e genjejne, sikur Rugova paske bere tolerance,nuk ishin e nuk jane as per afer liderit te Tha♪it,as nuk mund te dnertohen e ngriten mbrenda e jashte vendit ne nivelin e Thaçit,keto jane xhelozite,manit dhe inatet opozitare ne Kosove.ndersa ne Shqiperi opozta qe tete vjet shkatroje e vraferoje shqiptaret,sot sulmon kudo qe qeveria katual rithen gjendjen normale e te natyrshe, ndeton e elemonon kaosin qe kerijuan keta opozitaret aktual,qe vodhen e shiten troje etnike si te ishin "t oke e babes".Sot shajne,ngulfatin e pengojne proceset e ndertimit e zhvillimit te Shqiperise.Keto jane opoztat shqiptare,qe nuk i ke aksund ne boten demokratike
PërgjigjuNese nuk eshte Thaçi ne bisedemi siç ishte dhe sic kerkojne organizuesite BE e bisedimeve,kryekulmi i shtetit te Kosoves, ndertuesi qe nga themeli,Levizjes Kombetare,ndertimit, Luftes se UCK e deri ne kulmoret,Rammbujeja dhe shpallja e pavaresise , mbetet, siç kerkoni ju halabaket, te emeroni biseduesite ne emer te Kosoves, Vendoseni lireshem binomin aktual politik, Listen Serbeska dhe LVV.
Përgjigju