Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare mund të dështojë në bërjen e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se alternativa është drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Për këtë deklaratë të Kurtit analisti Jeton Halimi i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut, tha se ai po bën kalkuklime politike, ku ndër to është edhe udhëtimi i tij në Londër. Sipas Halimit Kurti duhet të qëndronte në Kosovë për të gjetur një rrugëzgjidhje për formimin e qeverisë.
“Albin Kurti ka shkuar në Londër për një qëllim, për të marrë vota për zgjedhjet komunale, sidomos pëe komunën e Prishtnës, të ftoj emigrantët që të votojnë. Ai po bën kalkulime politike. Është e qartë që Kurti nuk kishte pse të shkonte në Londër, por të qëndronte këtu për t’i siguruar 61 mandatet dhe të gjente një rrugëzgjidhje”, tha Jeton Selimi.
Ndër të tjera analisti theksoi se Kurti është një mashtrues tipik që nuk i ka shërbyer popullit të Kosovës por, bën çdo gjë për t’ia arritur qëllimeve të veta politike.
“Kurti po mundohet ti japë Osmanit edhe një mandat tjetër, pas rregullimit të marrëdhënieve të tyre. Ai është një mashtrues tipik klasik, që nuk i ka shërbyer popullit të vet. Ai viktimizohet për t’ia arritur qëllimeve të veta politike. Nëse shkon në zgjedhje të parakohshme ai do të kapitullojë. Ai nuk mund të përfaqësojë Kosovën, është zgjedhur aksidentalisht si kryeministër. Kurti i djeg njerëzit e suksesshëm sepse ka frikë mos ia marrin partinë nga brenda”, tha ai teksa nënvizoi se në Prishtinë mendon se fiton sërish Përparim Rama.
Në fund të intervistës Halimi tha se Kurti ka shkelur ligjin pasi është njëherësh edhe kryeministër dhe deputet.
“Shpresoj që ti thërrasë mendjes sepse ka shkuar në Angli me taksat qytetarëve të Kosovës”, përfundoi ai.
Komente










