Kurti: Historia e luftës në Kosovë ka nevojë për t’u studiuar

Kurti: Historia e luftës në Kosovë ka nevojë për t’u studiuar

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë thirrje për dokumentim shkencor të dëmeve e kujtesës kolektive të luftës së fundit të Kosovës. “Historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u shkencëruar ngase ne si shoqëri dhe si shtet, kemi nevojë për diskurse të mirëfillta shkencore dhe për narracione sa më të plota dhe të vërteta e të sakta për luftën tonë”, ka deklaruar ai.

Kurti e ka thënë këtë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’

“Tani që po bëhen 25 vjet nga lufta e Kosovës, kur një brez i tërë i lindur pas luftës është rritur dhe maturuar, është koha e duhur që diskutimet, hulumtimet, shkrimet e botimet të shkojnë secilën herë duke u bërë më shkencore e akademike, më konceptuale”, ka deklaruar kryeministri para akademikëve të ASHAK-ut.

“Mbi 10 mijë viktima civile kishin humbur jetën nga mbi 13 mijë sa do të rezultonte shifra totale e njerëzve të vrarë gjatë gjithë luftës në Kosovë. Mes tyre 1 mijë e 133 fëmijë, kurse mbi 3 mijë burra e gra ishin vrarë me armë në duar duke rënë dëshmorë të lirisë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka përmendur edhe transportimin dhe fshehjen e shqiptarëve të vrarë nëpër varreza masive nëpër Serbi.

“950 shqiptarë gjithsej zbulohen nëpër ato varreza, 744 vetëm nga varrezat masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit, që edhe sot e kësaj dite shërben si poligon për policinë e ushtrinë, pa asnjë pllakë të vetme përkujtimore se aty dikur kishte një varrezë masive”, ka thënë Kurti.

Kraja: Shekulli XX bëri dy shtetet tona, shekulli XXI ende s’e ka thënë fjalën e fundit

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës, në konferencën shkencore, i përshëndeti të gjithë të pranishmit. Ai tha se shekulli XX bëri dy shtetet tona, ndërkaq shekulli XXI ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Ai theksoi se çlirimi i Kosovës ishte ngjarja e dytë më me rëndësi në historinë shqiptare të shekullit XX.

“Në hapje të kësaj konference për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më lejoni të bëj një përkufizim të shpejtë dhe të them se për kombin tonë çlirimi i Kosovës ishte ngjarja e dytë më me rëndësi në historinë shqiptare të shekullit XX krahas pavarësisë së Shqipërisë, por ajo që na bën të mendohemi më gjatë për këtë ngjarje historike të pangjashme në historinë tonë është dimension kontemporan botëror që mori ky zhvillim i pazakonshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe botën demokratike”, tha Kraja.

“Askush më nuk e konteston se lufta për Kosovën bëri një ndryshim thelbësor në mënyrën e konceptimit të lirisë së popujve, demokracisë dhe vetë administrimit, parime këto që për shumë kohë u shkelën rëndë në vendimmarrjen historike, veçmas në konferencat e paqes”, shtoi ai.

Tutje ai tha se ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës është ndryshim konceptual dhe vlerë botërore për një mori çështjesh që lidhen me perceptimin e së drejtës në marrëdhëniet ndërkombëtare./RTK

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe