Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën shkencore me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës.
Ai tha se historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u studiuar,hulumtuar dhe shkencëruar. Kurti u shpreh se ka nevojë për shumë studime shkencore dhe për botime akademike, siç tha ai, për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë, shkruan Klankosova.tv.
“Tani që po bëhen 25 vjet nga lufta e Kosovës, kur një brez i tërë i lindur pas luftës është rritur dhe maturuar, është koha e duhur që diskutimet dhe debatet tona, hulumtimet dhe studimet tona, shkrimet dhe botimet tona të shkojnë secilën herë e më shumë duke u bërë më akademike dhe më shkencore, më konceptuale dhe më teoritizuese”.
“Historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë aq shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u shkencëruar, ngase ne si shoqëri dhe si shteti kemi nevojë për diskurse të mirëfillta shkencore dhe për narracione sa më të plota dhe të vërteta historike për luftën tonë”.
“Kemi nevojë për shumë studim e shkencore dhe gjithashtu për botime akademike për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë, për viktimat e luftës, për luftëtarët e lirisë, për dëmet e luftës, për kujtesën kolektive të luftës, për gjykimet për krimet e luftës, për masakrat dhe gjenocidit, pastaj për hyrjen e papritur të ushtarëve rus më 11 qershor 1999 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe largimin e tyre në vitin 2003, për intervetimet ushtarake, humanitare dhe për mësimet prej tyre, si në histori, ashtu edhe në ushtri e në diplomaci”, u shpreh Kurti.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar, 16:26
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
3 Janar, 20:24
-
Kurti vihet sërish në lëvizje, kërkon anulimin e vendimit për regjistrimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare
2 Janar, 14:18
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05