Kurti: Jemi Kombi më i rëndësishëm
në Ballkan,por kemi shtete të dobëta

Kurti: Jemi Kombi më i rëndësishëm<br />në Ballkan,por kemi shtete të dobëta
TIRANE- Shqipëria në rajon është njëri ndër Kombet më të fuqishme, por shtetet e saj në Kosovë e Shqipëri janë të dobëta, aq sa ndodh që në treva shqiptarët të jenë të shtypur politikisht dhe ekonomikisht. Në konferencën e Ambasadorëve me temë “Shqipëria në rajon nga periferi në qendër”, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ndal tek roli i Shqipërisë në rajon. Kurti theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon, duke iu referuar edhe zhvillime të dy ditëve të fundi në Maqedoni.
 
Kreu i Vetëvendosjes tha se “Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta”.
 
“Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta në krahasim me vendet e tjera. Shqiptarët kanë shtete me ushtri, arsim dhe ekonomi të dobët. Politika e jashtme e Shqipërisë të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon”, tha Albin Kurti.
 
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në fjalën e tij e vuri theksin tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës, për të rritur ndikimin e dy shteteve shqiptare në rajonin e Ballkanit.
 
Sipas tij edhe Shqipëria edhe Kosova kanë çfarë përfitojnë nga njëra-tjetra.
 
“Ajo që vuajnë marrëdhëniet dypalëshe duhet të jetë pjesëmarrja e nivelit të mesëm në dialogun mes tyre. Resurset e prodhimit të qumështit janë fantastike, në Kosovë vetëm 40 % e qumështit është kosovare, po të kemi bashkërendim ne mund të bëhemi një faktor dhe të arrimë 80 apo 90% të prodhimit të tij”, u shpreh Minxhozi.

Konferenca me temë Shqipëria në rajon ishte fokusi i diskutimit të panelistëve, ku theksi u vu në raportin e dy shteteve shqiptare dhe nevojës së tyre për të marrë pozicionin e duhur në Ballkan.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë