Kurti kërcënon opozitën: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë në kuti për VV’në

Vetëvendosja dhe kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se nuk ata nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, por theksoi se çdo gjë është në duar të opozitës.

Në mesazhin e tij ai ka kërcënuar opozitën duke thënë se opozita ose duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për president ose vendi shkon në zgjedhje dhe se Vetëvendosja do të marrë 500 mijë vota.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të serishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti.

Në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Vetëvendosja siguroi 58 mandata, rezultati më I lartë për një parti në vend, edhe pse jo e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme presidentin e ri.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka paralajmëruar të premten se nuk përjashtohet mundësia që seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të thirret gjatë fundjavës.

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar më herët se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe se për postin e presidentit janë në garë 2 persona: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me LVV-në dhe ka marrë më shumë vota se çdokush në historinë e vendit përkatësisht mbi 300 mijë. Ish-partia e saj, LDK-ja, gjatë kësaj jave ka deklaruar se do të marrë pjesë në votimin për presidentin edhe pse pas seancës së djeshme çdo gjë është e dyshimtë.

Në votimin për zgjedhjen e presidentit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koqevari: 03/04/2021 12:10

    filloi ky marksist leninisti te bej si taleban.do ja shihni shpejt kete vrullin e tij per pushtet sa i pa afte eshte te drejtoje shtetin me gjith ate debilen qe e do presidente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja