Kurti kërkon rrëzimin e qeverisë 'Hoti', Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për mocionin

Kurti kërkon rrëzimin e qeverisë 'Hoti', Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për mocionin

Lëvizja Vetëvendosje kërkon të rrëzojë Qeverinë "Hotit" me mocion mosbesimi, duke nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë, njësoj siç iku vetë para pak muajsh.

Në një konferencë për media, kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nisi mbledhja e firmave, ndërsa ka ftuar partitë politike ta mbështesin këtë nisëm. Selimi shtoi se pret që edhe PDK ta mbështesë këtë mocion.

"Nga sot Grupi Parlamentar i VV-së, nis mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë Hoti. Ftojmë partitë politike që ta mbështesin këtë mocion. Kemi dërguar shkresat ndaj grupeve të caktuara që ta mbështesin këtë mocion. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime. Nga ky moment ne nisim mocionin e rrëzimit të kësaj qeverie. PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët", ka thënë Selimi.

Në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” u rrëzua me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i saj në qeveri, pas një seri përplasjesh me njëra-tjetrën.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel