Kurti mban fjalim në Kuvend: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët! Lista Serbe braktisi institucionet, vjen kur merr pagën

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime. Ai listoi sipas ditëve të gjithë ngjarjet të situatës në veri, ku tha se serbët ndërhyjnë vetëm në momentin kur kryetarët e zgjedhur donin të vinin në detyrë. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu. Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve.

Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.

Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij.

Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët