Dosjet stok në gjykata dhe zvarritja deri me vite e gjyqeve vijon të mbetet plaga dhe kambana e alarmit, për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë. Ambasadori i BE-së Gonzato e ngriti edhe një herë shqetësimin në Konferencën “Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri”, ku tha se është nevojë emergjente plotësimi i vakancave me prokurorë, gjyqtarë e asistentë ligjorë.

“E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërkojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen. Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur", tha Gonzato. 

Masa premtoi kreu i qeverisë së gjyqësorit, Ilir Rusi, i cili tha se KLGJ ka ngritur një grup pune me synimin që jo vetëm të plotësojë vankacat, por edhe të rrisë numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve në sistem, nga 417 që është aktualisht.  

“Kemi ngritur një grup pune për të bërë studim për rritjen e numrit të magjistratëve të përgjithshëm. 417 është numri i magjistratëve tani. Do të shikohen nevojat për të rritur numrin e magjistratëve përtej 417-ës. Se në apel apo në Gjykaën e lartë këtë do ta vlerësojë grupi i punës. Cilësia është relative. Një çështje mund të zgjidhet shumë mirë, por nëse nuk zgjdhet në kohën e duhur, krijon çështje të tjera. Do përpiqemi të përmirësojmë mjediset e punës, buxhetin", tha Rusi. 

Përballë presionit për të pasur më shumë shpejtësi në gjykim dhe uljen e numrit të dosjeve stok, nga drejtësia kërkohet edhe cilësi. Standard që gjithnjë e më shumë po kërkohet edhe kreu i ekzekutivit Rama, i cili vetëm një ditë më parë tha se drejtësia në Shqipëri ka arritur pavarësinë por jo cilësinë dhe paanshmërinë. Por Sokol Sadushi, kreu i gjykatës së Lartë e refuzon këtë njësi matëse për drejtësinë dhe thotë se drejtësia nuk është statistikë. Sadushi tha se cilësia e drejtësisë matet edhe me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes.

"Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike. Ngarkesa dhe prapambetja janë realitete që nuk i shmangim lehtë. Megjithatë, drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra", vijoi Sadushi. 

Konferenca Kombëtare "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri" bëri bashkë gjyqtarë të të gjitha niveleve, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit dhe prokurorisë, profesionistë të fushës juridike, ekspertë të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta. Komentet Gonzato i bëri në aktivitetin KONFERENCA KOMBËTARE "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri", ku u mblodhën sëbashku gjyqtarë të të gjitha niveleve, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit dhe prokurorisë, profesionistë të fushës juridike, ekspertë të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, për të diskutuar se si një praktikë gjyqësore koherente dhe e aksesueshme mund të forcojë cilësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Gonzato tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri po përballen me sfida të vështira këto kohë, pasi sipas tij, ata janë të detyruar që të punojnë nën presion dhe me një numër të madh dosjesh. Gonzato bëri thirrje që këshillat të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme të gjyqtarëve, prokurorëve dhe asistentëve të tyre ligjorë, në mënyrë që puna në sistemin e drejtësisë të vazhdojë normalisht.

“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.

Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.

Është shumë e thjeshtë pra. Gjykatat duke pasur të gjithë gjyqtarët në detyrë me asistentët ligjorë përkatës, funksionojnë me mirë. Gjykata e lartë është një shembull i qartë për këtë”, tha mes të tjerash Gonzato.

Ora 10:03
'Grup pune për shtimin e magjistratëve'! Ilir Rusi: Nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme

 

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi tha se mbështetja e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato ka qenë e madhe për institucionin që ai drejton.

Rusi u shpreh se mbështetje ka pasur edhe nga Eurojust.

“Kjo tregon që roli i Gjykatës së Lartë, është shumë determinante. Mendimet më të pjekura, do bëjnë më të mirën për sistemin. Dua të falenderoj zotin Gonzato, është kujdesur që Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të pëmbushë disa detyrime, edhe në logjistikë. Bashkëjetesa ime ka qenë me Eurojust, ka qenë mbështetje e madhe teknike dhe logjistike.", theksoi ai.

Rusi deklaroi se do ketë grup pune për shtimin e magjistratëve. Sipas tij, nëse një çështje nuk zgjidhet në kohë, krijohen probleme.

"Cilësia është relative. Një çështje mund të zgjidhet shumë mirë, por nëse nuk zgjdhet në çështjen e duhur, krijon çështje të tjera. Infrastruktura tekngjike po përmirësohet, infrastrukturë fizike nuk ka. Reforma është në fazën e tretë të saj. Edhe në këtë sallë flasim shumë bukur, por nuk kemi infrastrukturë. Cilësia ka të bëjë me profesionalizmin. Cilësia është e jona, çdo ditë duhet të punojmë për të rritur profesionalizmin. Do përpiqemi të përmirësojmë mjediset e punës, buxhetin. Vakanca tjetër e përcaktuar në momentin fillestar, gjyqtarët e Gykatës së Lartë janë ndihmës gjyqtarë. 25 vanakca duhet të ishin parashikuar që kur u bë ligji i reformës në drejtësi. Tani shikohet nevoja për rritjen e magjistratëve. Sistemi po merr rolin e vet, për të mbajtur standardet më të mira.", theksoi ai.

R.C/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • budalli lart: 12/01/2026 11:13

    magjistrate patatinash, qe nuk dine asgje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?