Kurti merr dozën e tretë përforcuese dhe i bën apel qytetarëve: Vaksinohuni! E domosdoshme kur bota po përballet me Omicron

Kurti merr dozën e tretë përforcuese dhe i bën apel qytetarëve: Vaksinohuni! E domosdoshme kur bota po përballet me Omicron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID dhe atë të gripit sezonal në të njëjtën kohë.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një fotografie në Instagram, ku shihet duke marrë dozën e tretë të vaksinës.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që pa hezitim dhe dyshime të bëjnë vaksinën, pasi ajo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund “luftës” me pandeminë. Ai theksoi se nevoja për marrjen e vaksinën është shtuar për shkak edhe të variantit Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi.

"Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit.
Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.", u shpreh ai. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë