Kurti: Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë mban vulën e Madeleine Albrightit

Kurti: Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë mban vulën e Madeleine Albrightit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare.

Kryeministri Kurti tha të enjten, 24 mars, se ndërhyrja e NATO-së, për të ndalur gjenocidin në Kosovë – me bombardimet kundër Serbisë – mban vulën e zonjës Albright.

Kosova dhe populli i saj, tha Kurti do të jenë gjithmonë falënderues dhe mirënjohës.

“Dija e saj e thellë, mendja e mbrehtë, dashuria e paepur për të drejtat dhe liritë e qytetarit në republikë, orientimi i saj për demokracinë sociale dhe njohuritë e jashtëzakonshme për gjeopolitikën, e bëjnë një personalitet, i cili do të kumbojë gjatë, jo vetëm në politikën dhe qeverisjen në SHBA e te ne në Kosovë, por edhe në shumë vende tjera të botës”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, politika, diplomacia dhe historia, vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i ish-Sekretares së ndjerë Albright.

Konjufca tha se populli i Kosovës kurrë nuk do ta harrojë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Albright në çlirimin dhe lirinë e popullit të Kosovës.

“Ajo bashkë me presidentin Bill Clinton, ishte forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për të ndalur gjenocidin e shtetit të Serbisë në popullin e Kosovës”, tha Konjufca.

Madeleine Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.

Ajo shërbeu në këtë pozitë deri më vitin 2001, në administratën e Bill Clintonit.

Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

Albright ishte figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton.

Për shkak të punës së saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 ishte nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.

Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.

Po atë vit, Kosova e kishte dekoruar ish-Sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 24/03/2022 12:27

    Keto quhen luftera me prokure qe amerika ben neper bote,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër