Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për Geopost ka deklaruar se ndryshe nga çfarë i thonin ndërkombëtarët për ndryshimin e qëndrimit të Serbisë, një gjë e tillë nuk ndodhi pavarësisht se kreu i ekzekutivit nuk ashpërsoi më herët retorikën ndaj Beogradit.
Ai tha se pritej që pas datës 3 prill kur do të mbaheshin zgjedhjet në Serbi, të ndryshohej orientimi dhe të ishin tërësisht të orientuar nga perëndimi, por shton se një gjë e tillë nuk ndodhi dhe nga kjo duhen nxjerrë mësime.
"Unë mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar, kur ne në Kosovë na thoshin se duhet të kursenim Serbinë nga retorika e ashpër ndaj saj. Prisnim që pas datës 3 prill, kur do të mbaheshin zgjedhjet në Serbi, ata do të ndryshonin orientimin e tyre dhe do të ishin tërësisht të drejtuar kah perëndimi. Por kjo nuk ndodhi dhe duhet të nxjerrim mësime nga kjo”- tha Kurti.
Kurti theksoi se lufta hibride në Ballkanin Perëndimor ka qendrën e saj në Serbi, veçanërisht në Beograd dhe Nish.
“Pra, lufta hibride në Ballkanin Perëndimor e ka qendrën e vet e kjo është Serbia, përkatësisht Beogradi dhe Nishi. Tash, ajo qendra humanitare Ruse në Nish nuk po mbyllet, dhe përkundër thirrjeve nga Perëndimi ajo vazhdon të jetë gjithnjë e më aktive, në anën tjetër ambasadori Rus në Beograd”, - ka thënë tutje Kurti.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri, Stoltenberg thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ulni tensionet! Kurti nuk tërhiqet: S’bëj kompromis! Escobar e Lajçak nesër në Beograd
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
21 Nëntor, 16:54
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09