Kurti në Davos takon zyrtarin e lartë amerikan, ja çfarë u diskutua

Kurti në Davos takon zyrtarin e lartë amerikan, ja çfarë u diskutua

James C. O’Brien dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Zvicër, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Davosit është takuar me zëvendës sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James C. O’Brien.

Mediat kosovare bëjnë me dije se qeveria e Kosovës ka informuar që në fokus të takimit ka qenë angazhimi dhe përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke mos lënë në hije as zhvillimet rajonale.

“Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm. Zëvendës sekretari O'Brien vlerësoi përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës pavarësisht provokimeve dhe sulmeve në veri të vendit”,- thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali