Kurti: Nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

Kurti: Nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

 Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oxford ka folur lidhur me bashkimin me Shqipërinë, duke theksuar se vendi nuk do të hyjë në një luftë të tretë ballkanike për të realizuar këtë gjë. Kurti është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit.

Ish-kryeministri dhe kreu i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike për të arritur bashkimin me Shqipërinë dhe krijimin  e Shqipërisë së Madhe.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër tha se nuk është i gatshëm që të hyjë në dialog për të kompensuar Serbinë, sipas tij për humbjet në Kosovë, pasi pavarësia e vendit ishte një e drejtë e kombit shqiptar.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë. Ne duhet t’i rishikojmë 33 marrëveshjet paraprake me Serbinë, pra marrëveshjet nuk zbatohen. Duhet ta mbyllim atë kapitull në mënyrë që të vazhdojmë përpara. Unë jam gati për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat për serbët e Kosovës ata janë bashkëqytetarë të mi, por më duhet të them që nuk jam gati për të hyrë në një projekt ku ne duhet të kompensojmë Serbinë për humbjet që i ka shkaktuar në Kosovë. Lotët në fytyrën e Vuçiçit nuk janë lot të serbëve të zakonshëm por lot të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën. Negociatat në dialog janë diçka që njerëzit duhet të jenë përfitues, dhe jo politikanët. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit”, tha Kurti.

Deklaratat e Kurtit erdhën në një kohë kur ka pasur përplasje mes Haradinaj dhe Vuçiç në distancë, në lidhje me krijimin e Shqipërisë së Madhe.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mentori: 30/01/2021 19:50

    Por duhet me bo të njejtën gjë edhe në shtetin Amë,pra Referendum edhe në Shqipëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë