Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit

Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të cilën tha se ka promovuar stabilitet.

Pas homazheve tek arkivoli i akademikut Minir Dushi, Kurti është pyetur nga gazetarja e KosovaPress-it çka e ka shtyrë të ndryshojë mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit, porse nuk është deklaruar.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO. Gjatë mandatit të Trump, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti për gazetën spanjolle.

Marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump, Kurti e kishte kritikuar bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, Peleshi: S’ka pasur diskutime! Hiqet nga rendi i ditës

Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, Peleshi: S’ka pasur diskutime! Hiqet nga rendi i ditës