Kurti optimist të fuqia e BE dhe SHBA: Arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur

Kurti optimist të fuqia e BE dhe SHBA: Arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur, pasi beson në fuqinë e BE-së dhe ShBA-së për të bërë trysni ndaj palës serbe në arritjen e marrëveshjes finale.

Kurti, në konferencë për medie, tha se roli i ShBA-së në dialog është i madh, derisa edhe përsëriti qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden për dialogun.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë për nje marrëveshje finalë e cila bënë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, tha ai.

Sa i përket pretendimeve për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, Kurti u shpreh se deri me tani asnjë prej tyre nuk është vërtetuar nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

“Mua më duken që më shumë janë përpjekje të Beogradit që të tregohen të suksesshëm në arenën diplomatike. Deri më sot asnjë prej pretendimeve për çnjohje nuk është vërtetur nga shërbimi i jashtëm”, shtoi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë