Kreu i LV-së, Albin Kurti para nisjes për në Kuvend të Kosovës aty ku do të takohet me liderin e LDK-së Isa Mustafën ka folur shkurtimisht para mediave.

Kurti ka deklaruar se marrëveshja për koalicion është shumë afër.

“Shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, deklaroi para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më parë në Kuvendin e Kosovës kanë arritur krerët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Përfundon takimi Kurti-Mustafa: Kemi lëvizje, por jo marrëveshje

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, është prononcuar pas takimit të sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Ai ka thënë shkurt se “Kemi lëvizje, por do të takohemi edhe nesër”

Nesër është paraparë të mbahet edhe një takim mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.