Kurti pas fitores së Shqipërisë: Me golin e Asanit nga Shkupi, Dakut nga Gjilani e futbollistët e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim – kualifikimi për EURO 2024

Kurti pas fitores së Shqipërisë: Me golin e Asanit nga Shkupi, Dakut nga Gjilani e futbollistët e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim – kualifikimi për EURO 2024

Foto: Asani dhe Daku përqafohen pas golit Shqipëri - Poloni

Ndeshje e paharrueshme futbolli, kështu e ka cilësuar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përballjen mbrëmë në stadiumin “Air Albania”  në Tiranë, Shqipëri – Poloni që përfundoi me fitoren 2 – 0

“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024”, shkroi Kurti.

Kurti, mes tjerash theksoi se “fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 12/09/2023 21:46

    NJE KOMB-NJE KOMBETARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë