Kurti pranon kërkesat e ndërkombëtarëve, deri më 21 nëntor vetëm qortim për targat, më pas gjobë dhe më 21 prill ndalim total

Kurti pranon kërkesat e ndërkombëtarëve, deri më 21 nëntor vetëm qortim për targat, më pas gjobë dhe më 21 prill ndalim total

Kryeministri i Kosovës, Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të prnaojë kërkesat e ndërkombëtarëve për targat dhe ka shpalosur një plan për këtë çështje që lëshohen nga Serbia. Plani pritet do të zbatohet në disa faza.

Plani parashikon se nga 21 prilli të vitit të ardhshëm të ndalohen të gjitha targat që nuk janë në Republikën e Kosovës.

Plani do të ndahet në 3 faza:

  • Në fazën e parë do të ketë tërheqje vëmendjeje ose e thënë ndryshe masë ‘qortuese’, kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 1 nëntor deri më 21 nëntor.
  • Në fazën e dytë do të ketë gjobë (ende e pa përcaktuar shifra konkrete), kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 21 nëntor deri më 21 janar,.
  • E ndërsa faza finale pritet të jetë ndalimi i të gjitha targave provuese do të ketë targa provuese për dy muaj, pra nga 21 janarideri në 21 prill. Pas datës 21 prill në Republikën e Kosovës nuk do të ketë më targa të tjera.

 Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur këtë të premte ndërsa theksoi se targat me simbolet serbe janë të jashtëligjshme në qytetet e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia skadon më 31 tetor dhe Qeveria tha se me këtë vendim të ri ajo po tregon seriozitet për të zbatuar vendimin që ka marrë, por “në të njëjtën kohë që t’u japim shans atyre që janë të interesuar të integrohen".

Kujtojmë se Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të situatës. BE theksoi se ajo për të cilën ka nevojë Serbia dhe Kosova në këtë moment është të shmangin tensionet dhe të ketë përparim në dialog.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Vendimi i qeverisë së Kosovës për targat, SHBA e 'zhgënjyer' me mosshtyrjen e afatit: Do ishte në interes të dialogut mes dy shteteve

1666688667_tryrty.JPG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS - Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj. Ky reagim i SHBA-së erdhi disa minuta pasi Qeveria e Kosovës shpalosi një plani për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat./ REL

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 29/10/2022 12:52

    Ne nuk i kemi te zgjedhura prolemet elemetare,si tagrat e veturave,kur bota po merret me armet atomike dhe satelitete planatare,Larg jemi ne kohe,zhvillim teknik e shkencor dhe ne ndertim te shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës