Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën, po hetohet ndikimi i 'Ujqërve të Natës' dhe 'Wanger' në sulmet e majit

Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën, po hetohet ndikimi i  'Ujqërve të Natës' dhe 'Wanger' në sulmet e majit

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur shqetësimet për praninë e "Ujqërve të Natës" dhe forcave të kompanisë private ruse "Wagner" në rajonin e Ballkanit.

Në një intervistë për Geopost, një website që mbulon ngjarje në Ballkanin Perëndimor tha se kanë të dhëna që "Ujqit e natës dhe "Wagner" kanë qenë gjatë muajit dhjetor në veri të Kosovës e tani po i mblidhen të dhëna për ndikimin e tyre eventual në sulmet e 26 dhe 29 majit kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s.

 "Ujqit e natës edhe Ëagnerët kanë qenë në rajonin e Ballkanit, janë në Serbi dhe ne kemi të dhëna se kanë qenë gjatë muajit dhjetor në veri të Kosovës e tash po i mbledhim edhe të dhënat për ndikimin e tyre eventual në sulmet e 26 dhe 29 majit kundër policisë sonë, ushtarëve të NATO-s dhe gazetarëve. Bëhet fjalë përgjithësisht për njerëz të cilët, jo vetëm se janë kriminelë të cilët kanë bërë krime, por hapur e thonë që do të bënin sërish krime. Konkretisht, një ndër parullat që brohoritej me 26 maj ishte “Vrite, vrite”. Nuk janë këto protesta paqësore, të djegësh vetura të policisë, të bërtasësh “ Vrite, vrite” me banda të orkestruara nga Beogradi që paguhen prej andej dhe prej atje i marrin edhe direktivat, këto veçse protesta paqësore nuk janë", - tha Kurti.

Më tej thotë se Putini është i obsesionuar me Kosovën edhe shumëçka e lidh me vitin 1999, ndërhyrjen e NATO-s

"Më 17 qershor 2001 unë kam qenë në burg, në Qupri në Serbi, kur e kam parë që Putini ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës edhe i ka takuar ushtarët rusë dhe së fundmi me 8 dhjetor të vitit 2021, pra i bie dy muaj e gjysmë para invazionit rus në Ukrainë Junuz Bekijevkurev emërohet si numri dy në ushtrinë ruse. Sergej Shoiku, ministër i Mbrojtjes, përgjegjës për strategjinë ndërkaq Junuz Bekijevkurev numri dy për operacionin. Pra, Putini është i obsesionuar me Kosovën edhe shumëçka e lidh me vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s. Ai është tepër i indinjuar që Kosova është shembull suksesi i intervenimit të NATO-s, i shtetndërtimit demokratik dhe i zhvillimit ekonomik, ndërkaq ai është shumë i lumtur që ndërhyrja perëndimore në Afganistan dhe në Irak nuk doli aq e suksesshme. Dhe këtu Kosova e bën kontrastin e madh, pra ai do të donte që edhe Kosova të dështojë sikurse Iraku dhe Afganistani. Mirëpo Kosova është shtet i pavarur, sovran gjithnjë e më i fuqishëm i cili nuk zmbrapset e as nuk i nënshtrohet Serbisë si një regjim klient i Moskës dhe Kremlinit" tha Kurti për Geopost

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 05/06/2023 19:33

    Na nxorre mallin e Enverit o bir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen