Kurti: Qeveria fajtore për gjithçka
 protestat nuk do të ndalen

Kurti: Qeveria fajtore për gjithçka<br /> protestat nuk do të ndalen
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e jashtëzakonshme që ndodhi gjatë protestës në Prishtinë.

“Po të ishte shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq dhe po të ishte kthyer ligji për Trepçën sot nuk do të kishte protesta. Pra përgjegjësi i takon krejtësisht Qeverisë e cila po punon me konceptin e Sheshelit dhe Millosheviqit”, tha Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes.

Ai po ashtu ka bërë fajtor kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thacin të cilët sipas tij ndërsyen policët ndaj protestuesve.

Kurti tha se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviqi dhe ligji për Trepçën të rikthehet në Kuvend do të ketë protesta. Sipas tij për këto protesta do të bëhet e ditur ditëve në vijim.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf