Kurti quan presidentin serb 'Putin i vogël', reagon Beogradi: I them 'Hitlerit të vogël' se Vuçiç do mbetet makthi i tij

Kurti quan presidentin serb 'Putin i vogël', reagon Beogradi: I them 'Hitlerit të vogël' se Vuçiç do mbetet makthi i tij

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar “Putin i vogël” presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke thënë se me të dhe Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar.

Teksa vijon lufta në Ukrainë, Kurti tha se Vuçiç po organizon tubime mbështetëse për presidentin rus duke shtuar se Serbia është i vetmi vend që refuzon të sanksionojë Rusinë. Ndërsa Dodik e cilëson si mikun e Putinit dhe shton se nuk duhet besuar asgjë që thotë Beogradi.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit.

Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar.

Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë.

Kështu thoshin edhe për Putinin. Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi”, thuhej në reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një përgjigje ndaj tij ka ardhur nga Beogradi që e cilëson Kurtin si “Hitler të vogël”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në reagim.

Sipas kryenegociatorit të Serbisë Petar Petkoviq, arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit serb dëshmon përkushtimin e tij për paqen.

“I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiç do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën dhe Metohinë nga serbët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë”, ka thënë më tej Petkoviç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/04/2022 02:47

    Humor ballkanik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën