Kurti reagon ndaj vrasjes së Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Duhen dënime, s’mjafton vetëm arrestimi

Kurti reagon ndaj vrasjes së Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Duhen dënime, s’mjafton vetëm arrestimi

Albin Kurti dhe Liridona Ademaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës-Mjaft!”, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe rrëmbimin e më pas vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.

Kurti ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademaj nga burri i saj” dhe “rrëmbimi i 14-vjeçares” në Shkup kanë rënduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

Tutje numri një i Qeverisë së Kosovës ka thënë se vrasësit e rastit të Liridona Ademaj janë kapur e vënë prapa hekurave, duke shtuar se vetëm arrestimi nuk mjafton.

Kurti ka thënë se Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet të japin dënimin e merituar.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14-vjeçare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, tha Kurti.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja