Kurti: Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje

 Kurti: Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se për të nënshkruar një marrëveshje finale me Beogradin duhet që Serbia të ndryshojë kushtetutën dhe ka theksuar edhe njëherë se me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak nuk ka diskutuar për arkiva dhe as reciprocitetin.

“ Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë, nuk ka pasur diçka të re që do të mund ta ndaja me juve si lajm. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur kemi samitin në Slloveni midis BE dhe 6 shteteve të Ballkanit perëndimor. Nuk ka një datë të caktuar kur do të jetë takimi jonë i radhës”, tha Kurti.

Ndërkohë që theksoi se reciprociteti nuk është përdorur asnjëherë për hakmarrje.

“Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje, por si mjet për barazi. E duam reciprocitetin për heqjen e barrierave nga Serbia”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai shtoi se para 6 tetorit nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa për takimin me Kurtin, Miroslav Lajçak tha më herët se tema më e rëndësishme e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi, por është diskutuar edhe mbi të ardhmen e Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda