Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuojë në ndërtimin e tyre.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, e cila ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, rreshteri Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtetin e së drejtës e të barabartës për të gjithë, për të cilën ai falenderoi edhe komunitetin boshnjak për kontributin.

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”, ka theksuar Kurti. /Koha.net

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy