Kurti sërish kërkon hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë

Kurti sërish kërkon hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, në mënyrë që të zbardhet fati i personave të pagjetur. Ai ka argumentuar se krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishin “krime të kryera nga shteti i Serbisë” dhe theksoi se hapja e këtyre arkivave është domosdoshmëri.

Në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u diskutua për drejtësinë tranzicionale,  Kurti tha se Kosova e ka prioritet drejtësinë tranzicionale.

Në këtë drejtim ai përmendi disa nga nismat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës siç është ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimin e Komisionit për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Edhe në të kaluarën, Kurti kishte kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Duke përmendur Maskrën e Reçakut, Kurti tha se e kaluara nuk ka kaluar ende “përderisa krimet e luftës dhe gjenocidi vazhdojnë të mohohen”.

Në dhjetor të vitit 2021, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin mohoi Masakrën e Reçakut, në të cilën u vranë civilë shqiptarë të Kosovës në janar të vitit 1999.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Mbi 1,600 konsiderohen ende të pagjetur./ REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)