Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, dhe konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.
Megjithatë nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut. Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.
“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë̈ edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura mbi synimet e shteteve në raportet me BE-në dhe forma të tjera të bashkëpunimit”, thotë ai për KosovaPress.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.
Presidenti serb, Aleksander Vuçic publikoi një foto në të cilën shfaqet duke ngrenë byrek dhe kos, pjesë e përgatitjes për javën e ardhshme, e cila sipas tij do të jetë e vështirë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Vuçiç tregon se po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai shkruan se parimet politike janë forcë dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë.
“Rroftë Serbia”, shkruan presidenti serb në fund të postimit.
“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkruan ai në postimin e tij.
Serbet e kane tash me lehte, se qe e kishin me pare.Kosova te tashmit i ka "burra" qe i hane fjalet e veta me lehte, se Viciqi burekun me jogurt
Përgjigju