Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut

Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjatë kësaj vizite, e cila është dakorduar më 20 korrik, do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se në agjendë të bisedimeve të kryeministri Kurti me homologun e tij Hristian Mickovski do të jenë raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, me interes të veçantë projektet infrastrukturore.

Vizita e shefit të qeverisë kosovare vjen pak ditë pas incidentit në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, pasi sigurimi i aeroportit i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin personal.

MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin.KosovaPress

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot