Kurti takim me ambasadorët e akredituar në Prishtinë dhe Lajçak: Do prezantojmë platformën e punësimit dhe do diskutojmë për Asociacionin

Kurti takim me ambasadorët e akredituar në Prishtinë dhe Lajçak: Do prezantojmë platformën e punësimit dhe do diskutojmë për Asociacionin

Albin Kurti

 Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme po zhvillon një takim me ambasadorë dhe të dërguar të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.  Sipas planit, do  diskutohet për prezantimin e platformës së punësimit të të rinjve dhe më pas për Asociacionin e dialogun me Serbinë.

 “Do të takohemi me të gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, zotëri Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’ju tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’, ka thënë Kurti.

Kurtin  është pyetur nëse do prezantojë gjashtë kushtet e tij për Asociacionin, ndërkohë që ai ka përmendur platformën “Super Puna” dhe punësimin e të rinjve.

“Ata që dalin prej temës së rinisë, ata që nuk janë bash të rinj, mund të flasim edhe për Asociacionin e për dialogun, e për zotëri Lajçak edhe për zëvendësin tim Bislimi. Por, pasi të kryejmë takimin dhe drekën e punës” , ka shtuar ai.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini