Kurti takim me ministrin britanik për Europën: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyç për integrim rajonal
Albin Kurti, Stephen Doughty dhe Lord Stuart Peach
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit ka takuar ministrin britanik të Shtetit për Europën dhe Amerikën Veriore, Stephen Doughty, dhe të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
“U diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e kryeministrit.
Më tej të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.
“Në 10-vjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri theksoi që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal. Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë”, thuhet më tej në deklaratë.
Në fund Kurti ka falënderuar ministrin Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.8%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 5383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal
2 Nëntor, 22:06
-
Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte! (VIDEO)
2 Nëntor, 17:06
-
Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës
2 Nëntor, 10:25
-
Qeveria: Draftstatuti i Asociacionit është veç një non-paper
2 Nëntor, 09:11
-
Serbia: Projektligjet për serbët në Kosovë nuk cënojnë zotimet tona në procesin e dialogut
1 Nëntor, 15:12
-
Dhunuan personazhin e TikTok, Stresi vetëdorëzohet në Polici! Prokuroria e Pejës cakton 48 orë paraburgim
1 Nëntor, 11:37
-
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngre akuza ndaj dy personave për krime lufte
1 Nëntor, 09:13
-
Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën
1 Nëntor, 09:04
-
Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
31 Tetor, 23:00
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin e 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor, 19:40
-
OKB: Anglia propozon rishikimin e rolit të UNMIK në Kosovë
31 Tetor, 19:11