Kurti takon ekipet e shpëtimit të Kosovës që ndihmuan në Turqi: Kultivoni frymën e vullnetarizmit edhe në shoqëri
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës
Sot, në 15-vjetorin e Pavarësisë se Kosovës, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një sërë aktivitetesh në nderim të të gjithë ushtarëve që kontribbuan për të sjellë pavarësinë duke sakrifikuar veten e tyre. Mes shpëtimtarëve të vendit e të jetës që luftuan në të shkuarën për Kosovën, kryeministri Kurti nderoj edhe ekipet e shpëtimit, të cilat shkuan në Turqi për të shpëtuar jetën e atyre që vuanin për ditë të tëra nën rrënoja. Ai priti ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSH) që ka operuar për pesë ditë radhazi në ndihmë të autoriteteve turke në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turqi.
Ekipi i SHKKSH, siç bëri të ditur zyra e kryeministrit i shpjegoi Kurtin përvojën në Turqi, qoftë atë profesionale, por edhe personale si ishin ndjerë kur shpëtonin trupat nga rrënojat gjatë zhvillimit të operacionit. Kryeministri Kurti e përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë, por theksoi se e njëtja frymë duhet të zhvillohej edhe në shoqëri. Ndërsa, kryetari i Shoqatës, Mahir Hasani e falënderoi kryeministrin që pavarësisht angazhimeve për festën e pavarësisë, gjeti kohë të mirëpres dhe takojë ekipin e SHKSHK. Në këtë takim, Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit.
Ekipi kosovar i kërkim shpëtimit gjatë ditëve sa ka operuar në zonën e Hataya, u ka shpëtuar jetën e dy vajzave, njërës 3-vjeçare dhe tjetrës 26-vjeçare. Autoritetet turke dhe ekipet tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lart profesionalizimin dhe vetëmohimin e treguar të ekipit të SHKKSH gjatë kryerjes së operacioneve të kërkim-shpëtimit.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
32.7%
Vota total: 1668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025
20 Dhjetor, 20:29
-
Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi
20 Dhjetor, 15:31