Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend, tha se qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo, siç u shpreh ai, për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë.
Kurti u shpreh se janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend.
“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë kuvendi, qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend, dy të tjera janë në shqyrtim në komisione e shumë të tjera janë në proces që pritet të vijnë nga qeveria në kuvend”, u shpreh ai.
Ai i bëri thirrje opozitës, duke u thënë që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, siç tha ai, jo për qeverinë, por për qytetarët.
“Nga viti 2011 deri në vitin 2022 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë parlamentare në kuvend janë votuar 377 marrëveshje ndërkombëtare, nga 377 marrëveshje ndërkombëtare vetëm tri marrëveshje nuk i ka mbështetur Lëvizja Vetëvendosje. Marrëveshjet ndërkombëtare votoni, jo për qeverinë, por votoni për qytetarët tanë”, u shpreh tutje ai. Klankosova
Oui allbin ti je mret se rrujte per ameriken e po lodhesh per opoziten qe vet ke thane kur te du ju shfarosi, ti vet ke thane sa ta kam mender presednike osmanken llajqakun borrelin dhe mretin e tyre vuqiqin ti se rruan as per zotin, po çka po te han ty per popullin kur ma mir tbjen ta kesh nje popull si delet qe hane atevqe baneti dhe osmanka, ec allbin mos u ndal nese nuk mun ja rruan radojqiqitp se ste le mimoza ateher shfarosi opoziten se kshtu ja ban qefin JO veq vuqiqit por edhe sheshelit e deri te qubrilloviqi, mshoj allbin mus u ndal.
Përgjigju