Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur mbrëmjen e djeshme (19 Dhjetor) teksa vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë, se vrasja e fëmijëve kosovarë janë krimet më të tmerrshme që ka kryer Serbia.
Kurti tha se ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.
“Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre. Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj, e kemi obligim për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, tha Kurti.
Kjo ekspozitë u realizua nga fotografi Korab Krasniqi dhe Vesa Sahatçiu. Krahas së qenit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë e hapur në Ministrinë e Drejtësisë është edhe ftesë për reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.4%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë në Valbonë, humb jetën! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit
26 Korrik, 18:56
-
Nis festivali ndërkombëtar i muzikës ‘Sunny Hill’ në Kosovë! Bebe Rexha këndon me tupana, e pranishme edhe Dua Lipa
26 Korrik, 18:39
-
Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
26 Korrik, 13:56
-
Serbia ndan para për projekte për “forcimin e identitetit serb” në Bosnje e Hercegovinë
26 Korrik, 10:46
-
Kosovë/ Jep dorëheqjen drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu
26 Korrik, 09:00
-
Kurti nga Parisi: Sporti kujtesë se si kalohen pengesat për të arritur gjëra të mëdha
26 Korrik, 08:54
-
Kimete Berisha: Shpiunat!
25 Korrik, 17:35
-
Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani
25 Korrik, 16:11
-
Plagosja e 93 ushtarëve të KFOR, në pranga serbi që ushtroi dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan
25 Korrik, 12:20
-
Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Burgu i Dubravës
24 Korrik, 20:38
-
Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr
24 Korrik, 15:07