Kurti vë kusht: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri! Fillimisht BE të heqë masat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka vënë një kusht ndërkombeëtarëve për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Fillimisht ai kërkon që të shtensionohet situata në veri, por edhe të hiqen masat ndëshkuese të marra nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

 “Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Ai ka thënë se marrëveshja që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka të bëjë për deeskalim e se “s’beson që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri”.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, por shtoi se kjo që do të ndodhë është jashtë përvojës tonë institucionale.

Të martën në mbrëmje, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje.

 “Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiç.

Megjithatë, më 25 Korrik, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje. Nga ana tjetër, heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Situata u përkeqësua pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale. Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Kurti: E logjikshme që masat e BE të hiqen para zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rendit logjik që masat e vëna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të hiqen para se të vijë koha e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Ai ka thënë se marrëveshja që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka të bëjë për deeskalim e se “s’beson që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri”.

“Ne natyrisht që vazhdojmë punën. Po përgatitemi që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri e për këto masat që janë marrë ndaj nesh e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, natyrisht që presim që të hiqen sa më parë e është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime, por për rend logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit e Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë dhe e krijon normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.

Për takim me kryetarët e komunave në veri, ai ka thënë se i njeh e se kur i takon u thotë që “kur ecën rroga duhet të dilet në punë”.

“Unë mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua sepse kur takohen me mua, unë ju them njerëzve shkoni në punë e jo mos shkoni. Problemi me nuk është a ka a s’ka takim, por është që unë them se duhet me shku në punë se po të ec rroga. Kur të ec rroga, duhet me shku në punë. E këtu ndoshta është njëlloj vështirësie dhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje”, ka thënë Kurti.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 26/07/2023 15:46

    E coi gjendjen deri ketu duke bashkepunuar nen rrogoz me serbet, tani qe u zbramps dhe mori ndeshkim, ve kushte qe te duket perseri si fitimimtar per te hequr ato sanksione qe nuk do te ishin vene po te bente punen si duhej. Ti je nje palaco, por ke gjetur nje popull qe po te beson bashke me banden tende.

    Përgjigju
  • e drejta: 26/07/2023 12:25

    SA DRUVAR I TRASHE QENKE MORE KURTI...

    Përgjigju
    • Taip: 26/07/2023 14:02

      Jo druvar por një copë k

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së