Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38 markete ku u konstatua se zbatoheshin rregullat e higjienës dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura.
Komisioni Mbrojtjes Civile –Qarku Shkodër, ka koordinuar veprimtarinë e të gjithë strukturave duke kërkuar me këmbëngulje zbatimin e masave në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19” si dhe urdhrin nr.168/1 datë 15.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të gjithë masave që janë marrë për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur shpërndarjen e infeksionit nga COVID-19, duke rritur përqendrimin e strukturave dhe inspektorateve tek disiplinimi dhe zbatimi i rregullave të higjienës dhe tregtisë në tregjet e hapura, të cilat nëse nuk i zbatojnë do të mbyllen.
Gjithashtu ka vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qëndrimin e njerëzve në lulishtet e qytetit duke deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhrit të Kryeministrit për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve pas orës 18.00.
INSPEKTORIATI SHENDETSOR DUHET TE SHKARKOHET PLOTESISHT SEPSE JANE KETA KATUNARE TE KORRUPTUAR QE KANE LEGALIZUAR LOKALE-RESTORANTE-LOKALE TE QELBURA,,E QE KANE PUNUAR ME BOMBOLA GAZI BRENDA,,,,A MUND TE NA THOTE INSPEKTORIATI SE A KA PARE QE NE LOKALE-E KLUBE TE LAHEN GOTAT ME LAVASTOVILJE,,,KETU FILLON PROBLEMI ME VIRUSET,,,PA LE TE FLASESH PER PASTERTI NE GATIM-E RUAJTJE USHQIMESH....A BEHET KONTROLL NGA INSPEKTORISTI SE A NDERROHET VAJI I SKUQJES TE PATATEVE NE FAST-FOOD...PRANDAJ THEM SE INSPEKTORIATI DUHET SHKARKUAR TERESISHT...//
Përgjigju