Kush do e drejtojë SPAK-un? KLP merr nesër në pyetje tre kandidatët

Kush do e drejtojë SPAK-un? KLP merr nesër në pyetje tre kandidatët

  Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani

TIRANE- Këshilli i Lartë i Prokurorisë nesër do të zhvillojë intervistat me tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasin 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1.            Altin Dumani    09:30

2.            Arben Kraja     10:15

3.            Edvin Kondili   11:00

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/12/2019 17:42

    Te tre te trembur duken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion