Kush do të përfaqësojë Shqipërinë
në Miss World? Të papritura në garë

Kush do të përfaqësojë Shqipërinë<br />në Miss World? Të papritura në garë
Disa javë më parë, Shqipëria zgjodhi bukuroshet që do të mbanin kurorën e më të bukurës dhe do të përfaqësonin vendin tonë në kompeticione të rëndësishme bukurie siç është Miss Universe apo Miss World.

Ndërsa Megi Luka po përgatitet shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht për të na përfaqësuar në garën e më të bukurës së universit, Daniela Pajaziti e zgjedhur si Miss World Albania, do të zëvendësohet nga një tjetër vajzë.

Kristina Bakiu do të përfaqësojë vendin tonë në garë me qindra bukuroshe të tjera nga e gjithë bota. Kristina e ka mbajtur edhe më parë kurorën e më të bukurës shqiptare. Nuk dihet nëse Daniela ka hequr dorë me vullnetin e saj të lirë nga një mundësi e tillë, apo është detyruar nga rrethana të tjera.

Fakt është që Kristina Bakiu momentalisht ndodhet në Kinë, gati për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss World.




(Daniela Pajaziti, Miss World 2015)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!