Kush do ta realizojë skulpturën
për 100 vjetorin e Pavarësisë

Kush do ta realizojë skulpturën<br />për 100 vjetorin e Pavarësisë
TIRANE- Konkursi për realizimin në skulpturë të veprës monumentale kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: "28 nëntor 1912- 28 nëntor 2012" është shpallur zyrtarisht dy ditë më parë nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë. Rubens Shima, drejtori i GKA-së thotë se ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit që vjen. Disa nga kushtet që duhet të plotësojë vepra që do të personifikojë 100 vjet shtet, janë : Vepra monumentale duhet të jetë e përmasave të mëdha. Përmasat do të jepen në momentin e përcaktimit përfundimtar të sheshit në të cilin do të vendoset ky monument në qytetin e Tiranës,.Lartësia, gjerësia dhe gjatësia e veprës monumentale do të jenë në varësi të modelit që do të paraqesë artisti, grupe artistësh apo studio skluptore. . Pas aprovimit të bocetit, realizimi i veprës monumentale mund të jetë në materiale si: i derdhur në bronz apo beton, i gdhendur në gur ose mermer si dhe në teknika të tjera të përziera. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë, artistë dhe arkitektë të huaj si dhe studio të skulpturës shqiptare dhe të huaja. Modeli i konkurrimit nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në asnjë veprimtari të mëparshme. Çdo artist apo studio skulpture nuk mund të marri pjesë me më tepër se dy modele konkurruese. Modeli konkurrues duhet të jetë i realizuar në materialin allçi. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë së bashku me modelin konkurrues dhe një foto të tij si dhe CV dhe foto personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 27 shkurt - 2 mars. Ky afat nuk duhet shkelur. Shpallja e fituesit të konkursit do të realizohet nga Juria e konkursit më datë 9 mars. Këto janë disa nga kushtet që bën me dije Shima. Juria do të jetë ndërkombëtare dhe do të ketë gjithsej 9 anëtarë. Koha e vendosjes së monumentit duhet të përmbushet deri në datën e inagurimit 28 nëntor 2012, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga