'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun

'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun

Kryemininstri grek Kyriakos Mitsotakis

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara mbledhjes së Këshillit Evropian më 17-18 tetor, kërkoi krijimin e qendrave të ngjashme të emigrantëve, si ato të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Mitsotakis ka paralajmëruar kundër propozimeve për të transferuar politikën e BE-së për azilin tek vendet jashtë bllokut në fillim të një samiti të liderëve në Bruksel, ku emigracioni do të dominojë diskutimet.

“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Ky është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian. Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet. Këta persona procedohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë apo tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian, ku do të shkonin?”, deklaroi kryeministri grek për Financial Times.

Mitsotakis bëri thirrje që BE të rrisë migracionin legal paralelisht me përpjekjet për të frenuar hyrjet e parregullta, pasi kishte një nevojë kritike për punëtorë (të kualifikuar dhe të pakualifikuar) në ekonominë e Evropës.

“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe. Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punë, të pakualifikuar ose të kualifikuar”, tha kryeministri.

Si porta juglindore për në BE, Greqia ka qenë historikisht në vijën e parë të emigracionit dhe është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për keqtrajtimin e njerëzve në det që kërkojnë azil.

Mitsotakis tha se Greqia kishte shpëtuar “mijëra njerëz në det” por theksoi se “ne do ta bëjmë të vështirë hyrjen e njerëzve”.

Udhëheqësi grek, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2019 dhe është një aleat politik i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Brukselit të dyfishojë përpjekjet për të rritur numrin e emigrantëve të dështuar që deportohen, i cili aktualisht është 20 për qind.

“Ka njerëz që u refuzohen kërkesat për azil. . . dhe çfarë të bëjmë me ato nuk ka qenë kurrë një temë diskutimi. Disa nga idetë që janë sugjeruar më duken interesante. Por unë mendoj se jemi ende në fazat e hershme për të dalë me një propozim konkret”, tha Mitsotakis.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 18/10/2024 03:48

    MOS HARRONI SHQIPTARE,,,GREKET E NDERTOJNE LUMTURINE E TYRE MBI FATKEQESINE E TE TJEREVE....LARG NGA GREQIA,,,SHKONI ATJE VEC PER PUSHIME....

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2024 02:25

    Ne nje koment qe bera nje a dy dite me pare thashe perafersisht qe asnje vend jashte BE nuk do te pranoje nje model te marreveshjes italo-shqiptare dhe ja ku doli /Jo/e pare.Do te pranonin vetem po te kishin ne krye ndonje autokrat,apo kundrejt premtimeve/ofertave shume interesante qe BE mund t'ju bejne ketyre shteteve ne kembim.Si emigranet dhe vete e kuptoj qe asnje nuk deshiron t'a lere vendin e vet,por eshte i detyruar,por i kuptoj edhe evropianet,pse nuk i duan emigrantet.Une mendoj qe zgjidhja duhet gjetur ne rrenjet e fenomenit.Ne vend te investohet per kampe,pranime e debime,do te ishte mire qe te investohej ne vendet nga fillon emigracioni.

    Përgjigju
    • EVERTETA: 19/10/2024 18:19

      Po 18mije euro per person per transporting tja jepnin TE jetonin NE vendin-- afrikaneve NGA Kane ikur e ATA nuk do emigronin kurr NGA vendi I tyre- do ishin milionere- por keta- politikan maskarenj QE Jane ne CDO shitet Kane NE koke vetem fitimin dhe Jo rrenjet- e problemeve

  • Ilirjan: 17/10/2024 21:01

    Ullinjte ti mbledhi Mitsotakis me popullin e tij.Politikat e migrazionit eshte politika e skllaverimit modern

    Përgjigju
  • Jashte: 17/10/2024 20:10

    Kampe jashte EU si modeli shqiperise Jane e ardhmja ! Pra ne Marok Uganda Kili etj pra jashte Europes do ishte super

    Përgjigju
    • EVERTETA: 19/10/2024 18:20

      Ligjit NDERKOMBETARE eshte TE bejne kampin NE vendin-- kufitar me TE afert NGA Kane ikur emigrantet, PRA ne afrike

    • Ilirjan: 17/10/2024 20:57

      Mblidhi ti Mitsotakis me Greket Ullinjte.Eshte e lehte te vjedhesh Mundin djerse Rinine e vendeve te tjera. Politika e emigracionit eshte skllaveria e koheve moderne .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë