Edona Llalloshi është një ndër këngëtaret më të dashura në skenën shqiptare.
Karrierën muzikore e nisi që e vogël, duke sjellë hite të pavdekshme të saj.
Përvec kësaj, këngëtarja njihet edhe për një fakt tjetër.
Në vitin 1994, Edona bëri e para simbolin e shqiponjës me duar në skenën e festivalit të RTSH-së.
Këngëtarja e re nga Kosova, në një situatë të vështirë të asaj kohe, guxoi dhe gjatë performancës së saj realizoi me duar simbolin e shqiponjës.
Për këtë performancë është folur edhe së fundmi në spektaklin “Shiko kush luan”, ku Edona ishte e ftuar.
Komento