Kush e bëri shtetin në Shqipëri?

Kush e bëri shtetin në Shqipëri?

Prishje e një kioske në Lanë

Ka 32 vjet që jemi ndarë nga sistemi socialist. Kemi 32 vjet që i jemi futur demokracisë, një rrugëtim në dukje i lehtë, por paska qenë më i vështiri. Ndoshta nuk do të kishte qenë i tillë, në rast se Partia Demokratike nuk do ta kishte nisur keq, rrugëtimin e saj qeverisës pas 22 Marsit 1992.

Nuk u njoh prona, u vodhën pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore të vendit, u ngritën me zell të madhe “dallëndyshet e demokracisë” piramidat, u shkrinë dhe shitën hajdutçe flota tregëtare, tanket, avionët, armët dhe mucinionet, u shitën dhe blenë për një “copë buke” trojet në bregdetin e virgjër shqiptar, u bë 1997, u vranë dhe sakatuan njerëz dhe shkatërruan institucionet. U shkatërrua shteti në 24 orë, sikur të ishte prej letre.

Qeverisja e Partisë Demokratike, kishte rezultuar e rreme, e korruptuar, e paaftë, hileqare, duke kryer faje dhe krime të rënda, ende të pandëshkuara deri sot. Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, kjo parti vjen në pushtet sërish aksidentalisht në 2005, dhe rri plot 8 vjet, duke rinisur nga e para maskaradën e saj qeverisëse në korriz të interesave të vendit dhe shqiptarëve. Populli e kuptoi sërish se kishte gabuar, se kishte sjellë në pushtet “ujqërit blu”, që nuk njihnin kufinj në rrugëtimin e tyre drejt pasurimit, shkatërrimit, zhvatjes, larg çdo mundësie për të bërë shtetin, aq më tepër atë ligjor.

Rinisi nga 2005 deri 2013 sërish “xhungla qeverisëse”. Antiligji ishte i pranishëm në arsim, shëndetsi, polici, ushtri, administratë, institucione, shkollat dhe universitetet. Nisi sërish kioskëzimi i shtetit, kioskëzimi i mentalitetit, drejtimit, veprimit, nisi tatëpjeta. PD, po tregonte sërish para shqiptarëve se, nuk ishte e aftë dhe gatshme profesionalisht të bënte shtetin. Synimi ishte “merr ç’të marrësh, kap ç’të kapësh dhe shiko punën dhe xhepin tënd”.

Në këtë gjendje e mori Edi Rama qeverisjen e tij me mbi 1 milion vota në 2013. Ishte një katrahurë, një pocaqi, një tmerr i paparë në zyra, korridore, institucione publike qëndrore dhe vendore, drejtësi, ekonomi, art, kulturë, rrugë, qendra qytetesh, fshatrash, rrugësh nacionale, etj. Duhej nisur me urgjencë nga puna, duheshin përveshur mëngët, për të nisur nga puna. Edi Rama, ishte i vendosur në vendimin e tij për të bërë shtetin, për të mos u ndalur para asgjëje, para protestave dhe akuzave të partisë antishtet, dhe sot patjetër kryeministri i vendit ka mese mburret. Qytetet, fshatrat, infrastruktura, institucionet, lagjet dhe sheshet janë transformuar. Sot kemi një drejtësi të re, larg ndikimeve politike dhe korruptive, dhe kjo ndoshta do të mjaftonte, ti jemi mirënjohës Edi Ramës.

Ndarja thelbësore mes dy partieve, PD dhe PS, nuk janë thjesht votat, mbështetja në popull. Ajo që ja vlen të konsiderohet, mbetet ëndërra e shumicës së shqiptarëve, bërja e shtetit. Edi Rama dhe PS, e bënë shtetin, me ligje dhe institucione ligjore, duke ndarë përfundimisht kufinjtë me politikën. Vendi sot ka shtetin ligjor, ka institucione dinjitoze që mbrojnë interesat e shqiptarëve, si brënda ashtu edhe jashtë kufinjve tanë. Një realitet i tillë, nuk ekzistonte deri në 2013. Edi Rama i dha fund mishmashit, rrumpallës, degradimit institucional, kapërcimit dhe tejkalimit të kompetencave të çdo politikani që cënonte pavarësinë e institucioneve dhe shkelte ligjet e vendit. Bëri shtetin, meriton pushtetin. Kaq.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 22/05/2023 13:49

    Taman Albanistan dhe kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja