Deri tani në garë janë 5 kandidatë; Lulzim Basha, Astrit Patozi, Eduard Selami, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj.
Megjithatë gara pritet që të jetë vetëm mes tre kandidatëve Bashës, Patozit dhe Selamit.
Pas shpalljes së kandidaturës dje nga Patozi, Shqiptarja.com shtroi për publikun në sondazh pyetjen: Kush mendoni se duhet të jetë kryetari i ri i PD?
Për 24 orë në sondazhin e Shqiptarja.com morën pjesën mbi 450 vizitorë, 46% votuan Astrit Patozin, Lulzim Bashën 27%, ndërsa Eduard Selamin 26%.
Zgjedhjet do të zhvillohen në datë 22 korrik, por grupi anti-Basha e ka kundërshtuar duke kërkuar më shumë kohë për analizë dhe fushatë.
Sondazhi në Shqiptarja.com
dy.b/shqiptarja.com