Elis Roshkodol është vrarë mesditën e sotme nga një atentat brenda në një lokali në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
36-vjeçari rezulton me të shkuar kriminale. Në vitin 2014, ai së bashku me disa shqiptarë të tjerë është arrestuar në Belgjikë për grabitje.
Por disa vite më vonë sërish është përfshirë në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate.
“Elis Rroshkodol, një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se sherri ka nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.”- njoftonin autoritetet.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.
Lajmi kryesor: