SHKODËR- Elis Rroshkodol, 36 vjeç, ky në foto, u vra me armë zjarri ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e kësaj të premte. I riu ishte i shoqëruar nga një tjetër person në tavolinë, në momentin që pranë tyre u afrua një burrë i maskuar, i cili në drejtim të tij derdhi breshëri prej rreth 18 plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar nga Policia e Shkodrës, është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes, për të cilin po punohet për të gjurmuar lëvizjet. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e atentatit të jenë edhe persona të tjerë. Blutë po punojnë për vëzhgimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, pjesë u bënë edhe 2 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë në ndjekje të autorit.

Ekspertët kriminalistë mblodhën çdo provë të mundshme brenda perimetrit të sigurisë, i cili mund të ndihmojë në identifikimin e agresorit. Rroshkodol, me sa duket, i druhej një atentati të mundshëm, pasi në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë me fishek në gojë, gati për qitje.

Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër, ndërsa njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, Elis Rroshkodol plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit.

Shqiptar u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari u ngrit nga tavolina dhe me një thikë qëlluar pronarin e lokalit. Në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Burime i thanë Report Tv se të atin, Kujtim Rroshkodol, ia kanë vrarë në 1997-ën dhe më shumë se 10 vjet me parë viktima dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol, i vrarë sot (30 Gusht) në Shkodër, pas një atentati me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

I njohur edhe me emrin Elis Shkoza, i ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë, i riu ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.

Media rumune “CANCAN” raportonte një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.

Kjo, pasi nga Rroshkodol, ai kishte ndërruar mbiemrin në Shkoza. Më 2014 kishte qenë i arrestuar bashkë me 14 të tjerë për seri grabitjesh në Belgjikë dhe kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim.

Po kjo media e lidhi emrin e tij me artist-këngëtarin tjetër shqiptar, Elis Shkoza, që jeton në Romë dhe bashkë me të vëllanë, Anxhelo Shkoza, posedojnë një shtëpi diskografike. Madje pas plagosjes së pronarit të lokalit “Nuba” në Bukuresht vitin e kaluar, autoritetet rumune e shpallën në kërkim të riun me të dy emrat që kishte: Elis Rroshkodol dhe Elis Shkoza.

“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri”, shkruante media rumune në fjalë.

Ndoshta këtë ngjashmëri në emër apo fizike ka shfrytëzuar edhe 36-vjeçari, që nuk konfirmohet nëse është i njëjti. Hipoteza më e mundshme sipas hetuesve, ishte që Rroshkodol ta kishte ndërruar mbiemrin duke shfrytëzuar rastësitë në data, ngjashmëri fizike dhe të dhëna kohore.

“Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 35 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç”, shkruan “Cancan”, duke iu referuar më shumë pistës se mbiemri është ndërruar për të ngatërruar policinë.

Ora 13:51
Atentati në Shkodër, Elis Rroshkodol u qëllua me 18 plumba! Autori i maskuar u largua me makinë! Babanë ia kishin vrarë në ‘97

1725017054_elisrroshkodol.jpg

Elis Roshkodol është vrarë mesditën e sotme nga një atentat brenda në një lokali në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.

Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit.

Më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

Ora 13:21
Shkodër/ Qëllohet me armë 36- vjeçari teksa po pinte kafe në lokal, në kërkim autori! Ja çfarë thotë policia

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri 36- vjeçarin Elis Rroshkodoli.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

 Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora 13:16
Kush është 36-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër! I arrestuar për grabitje në Belgjikë! Në kërkim për plagosjen e pronarit të një klubi nate në Rumani

1725016795_5b2bded049a14d04ac78fcd585d921d5.jpg

Elis Roshkodol është vrarë mesditën e sotme nga një atentat brenda në një lokali në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari rezulton me të shkuar kriminale. Në vitin 2014, ai së bashku me disa shqiptarë të tjerë është arrestuar në Belgjikë për grabitje.

Por disa vite më vonë sërish është përfshirë në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate.

Elis Rroshkodol, një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se sherri ka nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.”- njoftonin autoritetet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.