Avdylajt në Shijak u bënë me emër që në vitet 90′. Në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit. Ky i fundit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali mori hak në 1997 duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin.
Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë. Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë gjobën që kishte vënë, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me breshëri plumbash. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin, i njohur si vrasës me pagesë. Pas Astritit, në role të tjera, janë edhe familjarët Jasmin, Flamur , Altin.
Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”. i dënuar me 16 vjet burg për vrasje, Avdyli për 10 vjet rresht kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016. Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”. Jo shumë më vonë, Avdyli do të hetohej për trafikun e drogërave të forta. Me origjinë çame, Astriti, në rrethin e zonës, njihet si I ‘Urti”, pasi punët I zgjidhte me bisedime.
Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, dhe në 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat. Astrit Avdylaj është liruar nga qelia e paraburgimit dy vite pas arrestimit të bujshëm, në korrik 2021 dhe përfundoi në ‘arrest në shtëpi’. Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave në zgjedhjet e 2017.
Lajmi kryesor:
Operacioni 'Revanshi' vijon/ SPAK e kërkonte, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj! Ndoka dhe Martinaj i kërkuan ndihmë për të vrarë Bamin
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia në hetuesi, e ish-zv.drejtorit të Sigurimit: Sjelljet e pahijshme në Durrës të nuses së Mehmet Shehut dhe takimet e dyshimta me të huajt
4 Shkurt, 20:45
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanaleve nga mbetjet urbane! Bilanci: 440 familje të përmbytura, 31 u evakuuan
3 Shkurt, 11:12
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
2 Shkurt, 11:39
-
Përmbytjet në Durrës prekin edhe burgun, 40 të paraburgosur zhvendosen në qelitë e Fushë Krujës
1 Shkurt, 18:20
-
Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia
1 Shkurt, 17:19
-
VIDEO/ Tension në ‘Niko Dovana’, tifozët e Tiranës dhe AF Elbasanit tentojnë përplasjen fizike! Ndërhyn policia
1 Shkurt, 16:54
-
Përndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuarit
1 Shkurt, 16:11
-
Parku Arkeologjik dhe mozaikët e Durrësit 50 vjet më parë -Kujtimet e teknikut adoleshent, Fred Shuke
1 Shkurt, 14:49
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Durrës/ Kanosi borxhliun për 1200 euro dhe i grabiti makinën, ‘Debt’ prangos 37-vjeçarin e kërkuar! I gjenden drogë dhe municion (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 13:11