Kush është deputeti i PS që donte 
të ikte te LSI? Meta zbulon emrin

Kush është deputeti i PS që donte <br />të ikte te LSI? Meta zbulon emrin
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të enjten se një deputet i PS-së kishte bërë kërkesë të bashkohej me LSI-në.

Meta tha në "Opinion"​, se ka pasur jo pak deputetë të cilët kanë qënë të gatshëm t'i bashkohen forcës politike që ai drejtoi deri muajin e kaluar, para se të zgjidhej President i Republikës.

Meta zbuloi emrin e deputetit socialist të Kavajës, Parid Cara, se ishte një nga ata që donte të ikte nga PS. Por ish-kreu i LSI sqaroi se pas këtij momenti i ka kërkuar Ramës që t'i mbajë afër deputetët e tij. 

Deputeti Parid Cara më kërkoi që të futej te listat e LSI-së. Unë i thashë Ramës që duhet t’i mbajë afër deputetët e tij. Unë nuk bëj nga këto”, tha Meta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet