Kush është Dritan Dajti, që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë...nga vrasja e katër policëve te arratisja spektakolare nga gjykata

Kush është Dritan Dajti, që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë...nga vrasja e katër policëve te arratisja spektakolare nga gjykata

Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata
Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qwndroi 6 vite nw arrati.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 10 vite burg. Kjo pasi qëndrimi në paraburgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde. 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. Ndaj tij nuk ka një vendim final nga drejtësia finale. Pretendon se ka reaguar se po mendonin që kanë dashur që ta ekzekutonin, se thoshte më kanë qëlluar të parët. Së fundmi, arriti të shmangë burgimin e përjetshëm për shkak të legjislacionit shqiptar, duke përfituar gjykimin e shkurtuar.

 


Lajmi kryesor:

OFL godet sërish në Tiranë dhe Durrës, u kërkon të justifikojnë pasuritë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë