Prej tre ditësh Rusia po bombardon Ukrainën, ndërsa në Tëitter po qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.
Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.
Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.
Ai ka rrëzuar gjashtë aeroplanë rusë duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI. “Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve, që konsiderohet një mision tejet i vështirë.
“Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.
Edhe Gjermania ka pasur dikur ne LIB nje pilot te tille ,Manfred von Richthofen,i mbiquajtur /Baroni i kuq/.Sot ne U.S.A eshte nje brand pice qe shitet e gatshme ne supermarkete qe mban emrin e tij:/Red baron/ dhe ka mbi kuti nje imazh piloti me nje shall te kuq ne qafe,por nuk eshte imazhi i personit origjinal,eshte thjesht nje krijim marketingu bazuar mbi nje fakt historik.
PërgjigjuTe cojm ne Ukrain ato qe na zgjijn te djelen ne mengjes duke gerthit: Hajde hekra te vjetra...soba, lavatrice, frigorifera...
PërgjigjuE fitoj luften Ukraina Hahahah
Përgjigju