Kush është Fatbardh Dervishi që u kap në gusht në Spanjë, kreu i grupit kriminal maskohej me uniformë policie dhe grabiste shtëpitë e trafikantëve të drogës

Kush është Fatbardh Dervishi që u kap në gusht në Spanjë, kreu i grupit kriminal maskohej me uniformë policie dhe grabiste shtëpitë e trafikantëve të drogës

Foto ilustruese

Fatbardh Doda i njohur ndryshe si Fatbardh Dervishi ndodhet i burgosur në Spanjë që prej muajit gusht. Ai cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Doda ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.

Agjentët nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar në Costa del Sol (Udyco) ishin në ndjekje të hapave të tij prej javësh ndërsa në fund vendosën të vepronin për ta vënë në pranga. Sapo doli nga ndërtesa ku jetonte ato ditë në fund të gushtit, hipi në makinë dhe u nis. Gjatë rrugës policia vendosi të ndërhynte për ta vënë në pranga.

Ai akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për një sërë veprash si armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh. Në shtëpinë e tij, u gjet një automatik dhe dy karikatorë me kapacitet përkatësisht 16 dhe 32 gëzhoja.

Doda bashkë me anëtarët e grupit maskoheshin me uniforma policie dhe kryenin grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge teksa ishin të armatosur. Ata përdorën GPS që supozohej se i kishin instaluar në automjetet e trafikantëve të drogës që donin të grabisnin për të zbuluar rrugët për në shtëpitë e tyre apo ndërtesat që mund të shërbenin si magazina droge. Ndërkohë akuzohet edhe për një plagosje me armë në Shqipëri më 3 janar të një viti më parë. Ai plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Në dëshminë e saj në polici, e dashura u shpreh se ishte i pirë dhe e bëri pa dashje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 03/01/2023 09:06

    Bej burg tani o gango grabites , kujdes se mos takohesh me ata qe ke grabitur se do ta shqyejne marmiten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie